Sela: Zaev do ta zgjerojë qeverinë, harroi edhe Gruevskin ta ftojë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se zërat se do ta lëshojë qeverinë janë propagandë e BDI-së, qëllimi i së cilës është që t’i hutojë votuesit, njofton Portalb.mk.

“I dëgjova deklaratat e kryeministrit i cili është i gatshëm që ta zgjerojë qeverinë, të hyjnë Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, harroi ta ftojë edhe Nikolla Gruevski të bëhet tamam. Çdo ditë ky njeri e humb autoritetin e reformatorit, duke e parë parasysh që u jep mbështetje kandidaturave kriminale. Duke e pasur parasysh se publikisht doli me mbështetje për kandidatin e BDI-së në Gostivar”, tha mbrëmë Sela në emisionin “Top Tema” në TV “Telma”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button