KSHZ: Qytetarët mund të votojnë vetëm me letërnjoftim apo dokument udhëtimi të vlefshëm

Qytetarët të cilët janë të regjistruar në Listën zgjedhore, e të cilëve afati i vlefshmërisë së dokumentit për identifikim personal u skadon mes dy raundeve zgjedhore të Zgjedhjeve lokale 2017, në raundin e dytë zgjedhor që do të mbahet më 29 tetor, mund të votojnë vetëm me letërnjoftim apo dokument udhëtimi të vlefshëm, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Qytetarët, siç theksojnë nga KSHZ, të cilët duan ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duhet menjëherë të nxjerrin letërnjoftim apo dokument udhëtimi të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button