UNICEF: Afrika ka nevojë për 11 milionë persona mjekësorë dhe mësimdhënës

Fondi i fëmijëve pranë KB-së (UNICEF) bëri të ditur sot se, në Afrikë deri në vitin 2030 do të ketë nevojë për edhe 11 milionë mjekë, infermierë dhe mësimdhënës, me qëllim që të parandalohet kataklizmi, që do të detyrojë miliona njerëz të migrojnë.

Ato 11 milionë persona i nevojiten kontinentit që të përballet me rritjen e popullatës, sepse në 13 vitet e ardhshme pritet numri i fëmijëve në Afrikë të rritet deri në 750 milionë.

UNICEF, shkalla e lartë e natalitetit të popullatës, e përshkruan në numrin e rritur të grave mosha e të cilëve është e përshtatshme për lindjen e fëmijëve, si dhe në rënien e vdekshmërisë te fëmijët.

UNICEF konstaton se deri në fund të këtij shekulli çdo i dyti fëmijë  në botë do të jetojë në Afrikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button