Formula e Ajnshtajnit për lumturi: Jetë e qetë dhe modeste

Në një ankand të mbajtur në Jerusalem, është shitur një mesazh i Albert Ajnshtajnit e shkruar me dorë, e që ka të bëjë me formulën për një jetë të lumtur, raporton Aadolu Agency (AA).

Porosia e shkencëtarit të fizikës teorike është shitur për 1.56 milionë dollarë, ndërsa më parë ishte vlerësuar mes 5.000 dhe 8.000 dollarë.

Në dorëshkrimin e shkencëtarit të famshëm, qëndron e shkruar se çfarë u duhet njerëzve për të pasur një jetë të lumtur.

“Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi se kërkimi i suksesit i cili gjithmonë shoqërohet me tensione”, ka shkruar në gjermanisht Ajnshtajni, në një letër në të cilën qëndron adresa e “Hotel Imperial” në Tokio, ku kishte qëndruar në vitin 1922.

Nga shtëpia e ankandit thanë se mesazhi i Ajnshtajnit është blerë nga një person nga Evropa, i cili donte të mbetet anonim dhe që ndiqte ankandin përmes telefonit.

Ankandi thuhet se zgjati rreth njëzet minuta, gjatë të cilit çmimi fillestar i disa mijë dollarëve u rrit në 1.56 milion dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button