Nesër do të publikohen dokumentet sekrete për vrasjen e Kenedit

Nesër pritet të publikohen dokumentet sekrete për atentatin ndaj presidentit amerikan, Xhon Kenedi.

Komisioni i cili e hetoi atentatin e presidentit 46-vjeçar, më 22 nëntor të vitit 1963, konkludoi se e ka vrarë ish-qitësi i marinës amerikane i klasit të parë, Li Harvi Osvald dhe se vrasjen e ka kryer i vetëm, transmeton MIA.

Presidenti amerikan, Donald Tramp javën e kaluar në Tuiter shkroi se nëse merr “informatë shtesë” do të publikojë mijëra dokumente sekrete nga Arkivi nacional lidhur me atentatin ndaj presidentit të 35-të të SHBA-së, Xhon kenedi.

“Nën kushtin për të marrë informatë shtesë, unë si president do të lejoj të publikohen dokumentet për Kenedin, të cilat gjatë kohë ishin të bllokuara dhe kalsifikuara”, kumtoi Tramp, pa saktësuar për çfarë “informate shtesë” mendon.

Gazeta elektronike “Politiko”, duke iu referuar burimeve në Administratën amerikane, kumtoi se Tramp, sipas të gjitha gjasave do të lejojë publikimin e rreth 3.100 dokumenteve, të cilat deri më tani nuk ishin të njohura për opinionin, si dhe afërsisht edhe 30.000 dokumente të tjera. nga të cilat në të kaluarën ishin publikuar vetëm pjesë.

Këto dokumente ndodhen në Arkivin nacional të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button