Nuk është rikonstruktuar sistemi i ujitjes në Dibër

Projekt –  2013  Zhvillimi rural dhe bujqësi e denjë: 1. 1. Rikonstruktimi i stacionit të pompimit të Sistemit të vaditjes. Buxheti: 10 milion euro Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit (400.000 euro nga Komuna e Dibrës)

ARSYETIM:

“Rikonstruktimi i stacionit të vaditjes në Dibër”, është projekti i parealizuar i kryetarit të Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, dhënë në programin e tij parazgjedhor “Bashkë Ndërtojmë” në pjesën “Zhvillim rural dhe bujqësi e denjë” faqe 123. Mediumet informuan se ka mbi 10 vite nga dëmtimi i madh i pompave të Sistemit për vaditje në Dibrës. Dëmet e bujqve që kanë toka në këtë fushën janë të mëdha dhe deri tani sistemi nuk është sanuar. Kishte disa iniciativa për sanim ka pasur, por shumë herë mjetet që janë përcaktuar nga Ministria për Bujqësi Pylltari dhe Ujësjellësit (MBPU) nuk kanë mjaftuar. Me 02.09.2015 mediumet informuan:

Këto ditë në Dibër kanë qëndruar ekspertë të MBPU, të cilët kanë bërë matjet që kanë të bëjnë me restaurimin e sistemit për vaditje.Për këtë po të njëjtën ditë është deklaruar edhe Lata, i cili ka thënë se riaktivizimi i sistemit ka hyrë në programet e ministrisë në fjalë dhe pritet që ky problem i madh i Dibrës, e sidomos i bujqve, të tejkalohet. Më pas Lata ka shtuar se janë bërë shumë takime me përfaqësuesit qendror dhe është kërkuar që sistemi i vaditjes të Fushës së Dibrës të sanohet dhe bujqit të fillojnë të mbjellin tokat e tyre me kultura bujqësore të cilët kërkojnë vaditje. Tani shpresojmë se jemi në një rrugë të drejtë për sanimin e sistemit për vaditje, ka përfunduar Lata.

Sipas mediumeve, Lata shqetësimin në fjalë për mos funksionimin e sistemit për vaditje e theksuar edhe gjatë takimit të tij të fundit me kryeministrin Gruevski në Dibër. Lata, duke e informuar ish kryeministrin ka deklaruar:

ELEM-i deri tani nuk ka dhënë asnjë denarë donacion, edhe pse shfrytëzon ujin e Liqenit të Dibrës për prodhimtarin e rrymës elektrike. 

Ky projekt ka qenë i vlerësuar si i parealizuar edhe në raportin e Prizma, në hulumtimin e tyre për Komunën e Dibrës”

Rikonstruktimi i stacionit të pompës për sistemin e ujitjes, për të Lata premtoi se do ta përfundojë në vitin 2013, është i parealizuar. Për këtë projekt janë paraparë vetëm 400 mijë euro, mjete nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ekologjisë. Megjithatë, në përgjigjet e Komunës tani flitet për një konstruktim më ndryshe të projektit. Nëse para katër viteve janë paraparë 400 mijë euro për rikonstruktimin e stacionit të pompimit për ujitje, tash përllogaritjet shumë më të mëdha. Për realizimin e tërësishëm të projektit parashihen se do të jenë të nevojshme rreth dhjetë milion euro. Ministria e Bujqësisë ka kërkuar riprojektim të tërësishëm të sistemit për ujitje, nga stacioni i pompimit, rikonstruktimi i sistemit për ujitje, si dhe zgjerimin e tij për ujitje të sipërfaqeve të reja bujqësore. Deri më tani janë bërë studimi i fizibilitetit dhe është në fazën e përpunimit dokumentacioni teknik, i cili financohet nga Ministria e Bujqësisë. 

Mediumet kontaktuan ekspertin e kësaj fushe Abdyl Kolecin, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës së Ujit në Dibër, ka thënë se për sanimin e pompave nevojiten afro 400 mijë euro. Po sipas tij, ka nevojë edhe për një sanim në disa vende të kanaleve tokësore për vaditje, të cilët janë ndërtuar në fillim të viteve të 70, kur faktikisht u ndërtua edhe akumulatori i liqenit të Dibrës. Duke filluar nga viti i dëmtimit të Sistemit për vaditje e deri sot pushtetet vendore, por edhe partitë politike që veprojnë në Dibër, si aktivitet primar kanë vendosur riaktivizimin e sistemit për vaditje të fushës së Dibrës. Ky sistem i cili me projekte të para ka paraparë vaditjen e afër 3 mijë hektarëve, sot nuk punon. Edhe pas verifikimit në terren të “Vërtetmatësit” mund të përfundohet se pompat janë të dëmtuara dhe se asgjë nuk është ndërmarr për sanimin e tyre. Sipas argumenteve që numëruam më lart, mund të konstatojmë që premtimi i Latës për “Rikonstruktimin e sistemit të pompimit për vaditje” është premtim i parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button