Ministria e Financave: norma e tatimit nuk do të rritet

Norma e tatimit të vlerës së shtuar nuk do të ndryshohet, deklaruan nga Ministria e Financave për MIA-n.

Siç theksojnë nga Ministria lidhur me informacione të caktuara të cilat dolën në opinion se është planifikuar rritje e TVSH-së, një gjë e tillë nuk është paraparë në Programin e Qeverisë, e as ndonjëherë është diskutuar.

Nga Ministria e Financave thonë se deri në fund të vitit do të hapet debat publik për vendosje eventuale të shkallës progresive për tatimin personal të të ardhurave. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button