Princ Harry thyen protokollin, merr hapin e madh për lidhjen me aktoren

Prej 18 muajsh Princi Harry dhe e dashura e tij Meghan, po shijojnë një lidhje të bukur dashurie. Ata vetëm disa muaj më parë e pranuan publikisht lidhjen e tyre që duket mjaft serioze, shkruan Class. Princi ka ndryshuar rrënjësisht qëkur e ka njohur aktoren. Ai duket më i lumtur, dhe kur shfaqet në publik është i qetë dhe në harmoni me partneren.

Duke qenë se çifti janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe lidhja po shkon siç duhet, ata kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm.

Meghan dhe Princ Harry kanë vendosur të jetojnë bashkë. Aktorja ndodhet aktualisht në Toronto për xhirimin e sezonin e ri të “Suits”, por sipas “Daily Mail”, ajo do të heqë dorë për t’u zhvendosur sa më shpejt pranë partnerit të saj. Çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington.

Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button