Berisha: Kam lidhje me prokurorët, aq sa kam me gruan e Saimir Tahirit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë një përgjigje sa i përket lajmeve që qarkulluan në media për lidhje të afërta të tij me prokuroret që po hetojnë Saimir Tahiri. I ftuar në ‘Studio e Hapur’, Berisha tha se ka lidhje me prokurorët e çështjes, aq sa ka lidhje me gruan e Saimir Tahirit, e cila është afër Tropojës me origjinë dhe po ashtu quhet Fatlinda Berisha, njofton Opinion.

Berisha: Sali Berisha ka lidhje me tre prokurorët, aq sa ka lidhje me zonjën Tahiri që është nga Kosova. Zero lidhje! Ky është vetëm geni primitiv i krahinorizmit të Edi Ramës ku si i mbytur kërkon të mbështetet. Asnjë lloj lidhje me të, përveçse janë nga Tropoja. Si e shoqja e Saimirit. Ky është Noriega. Noriega gjeti si pretekst se këta qenkan kushërinj të mi. Njëri kushëri i im, tjetër i djalit.

Sulo: Operacioni në Babicë, ju publikuat i pari videon. Ka një akuzë se videon ua ka dhënë prokurori?

Berisha: Absolutisht jo, nuk ma ka dhënë prokurori. Burimi tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Është hera e parë që dëgjoj për atë prokuror. Vladimir a si. Asnjëherë, asnjë prokuror. Ajo ishte rezervati i Habilajve dhe u kapën 4 ton, 20 mln euro. U shemb toka aty dhe tani na pengoi ky, na prishi operacionin.

Sulo: A e dekonspiruat operacionin?

Berisha: Aksioni atyre, u plasi bomba në dorë. Ai ishte një operacion i organizuar nga Shërbimi i fshehtë që s’ka fuqi zbatuese por prokuroria ka grupin e vet dhe mori dhe policinë.

Rakipllar: I kishte denoncuar Xhafaj?

Berisha: Emri i Xhafajt nuk ka si të mos ishte. Ça ishte ky njoftimi, që thotë ky loloja, po vrapoj në Tiranë. Ishte koha e operacionit të “Fundi i marrëzisë”, Apex i Xhafajt kundër të lotos së Habilajve. Ata erdhën tek Tahiri që Apex i Gon Xhafës po na asgjëson. Tahiri hyri dhe bëri zbutjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button