Tillerson: Sanksionet nuk janë kundër popullit iranian

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson sot deklaroi se sanksionet kundër Iranit janë orientuar drejt “sjelljes malinje”, ndërsa qëllimi është t’u ndihmohet iranianëve të vendosin kontroll ndaj autoriteteve.

Ai në një konferencë për media në Nju-Delhi, pas bisedave me ministren indiane të Punëve të Jashtme Sushma Svarazh, deklaroi se nuk do t’i bllokojë “punët legjitime” të aleatëve amerikan, siç janë India dhe Irani.

Tilerson theksoi se veprimi amerikan do t’i kufizojë “aktivitetet destabilizuese të Iranit” në rajon, përfshirë edhe zhvillimin e raketave balistike, eksportin e armëve të organizatave terroriste dhe involvimin në konfliktet në Siri dhe Jemen.

“Ne nuk luftojmë kundër popullit iranian”, mospajtimet tona janë me regjimin revolucionar”, thekson Tilerson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button