Profesori pedofil pranon 137 abuzime me fëmijët, mosha e viktimës më të vogël shokon

Nën akuzë për plotë 137 raste të abuzimit seksual me fëmijë. Një studiues universitar anglez, është deklaruar fajtor për plot 137 episode pedofilie.

Mes akuzave përfshihet abuzim seksual, ngacmim, shantazhe dhe të gjitha nëpërmjet rrjeteve sociale të njohura si “dark web”.

I akuzuari është Matthew Falder, 28 vjeç, i njohur si pedofili më i rrezikshëm në historinë e gjyqësorit britanik, të paktën mes rasteve të bëra publike.

Mes viktimave të Falder i cili prej shtatë vitesh shtirej në rrjetet sociale si një artiste femër dhe përdorte një pseudonim satanik “666devil”, rezulton edhe një djalë vetëm 4 vjeç, i përdhunuar nga disa adoleshentë në bazë të udhëzimeve të pedofilit.

Dënimi ndaj tij do të jepet më 7 dhjetor nga Birmingham Crown Court.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button