E zë masivi i gurëve, minatori shqiptar humbi jetën

Një minator ka humbur jetën ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Dyshohet se minatorin e ka zënë një masiv gurësh teksa punonte në zonën D të minierës.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se minatori 33-vjeçar që humbi jetën quhet Eris Keta.

Sipas informacioneve, Keta ka qenë i siguruar me të gjitha dokumetat e plota për të punuar në minierë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës edhe pse besohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button