ISHP Tetovë: Qytetarët mund ta përdorin ujin e pijshëm

“Në bazë të rezultateve nga kryerja e testimeve dhe analizës profesionale, uji i pijshëm mund të përdoren në bazë të dispozitave për siguri të ujit për pije”, kështu shkruhet në mendimin profesional në fund të analizave deri te të cilat ka arritur Portalb.mk të kryera më 23 tetor të këtij viti nga ana e Institutit për Shëndet Publik të Tetovës (ISHP), njofton Portalb.mk.

“Ujin për pije lirisht mund ta përdorin qytetarët e Tetovës, pasi që në bazë të dispozitave gjithçka është në rregull me ujin. Nesër do të arrijnë edhe rezultate nga analiza e zgjeruar e ujit të pijshëm, dhe sipas rezultateve të para që i kemi marrë edhe ato janë në përputhje me rezultatet tona. Megjithatë, nesër do të kemi rezultate konkrete”, thotë për Portalb.mk,  dr. Ratko Davidovski, nga Instituti për Shëndet Publik.

Analizat për ujin e pijshëm janë kryer në dy vende, edhe atë te çezma nga ujësjellësi përpara teqesë “Arabati” dhe te një shtëpi në afërsi të hyrjes së kazermës ushtarake. Sipas analizave ka rezultuar se uji u përshtatet dispozitave për shfrytëzimin e ujit të pijshëm”.

Ndryshe, problemi me çështjen e ujit të pijshëm është aktualizuar pasi që Lëvizja “Eco Guerilla” dy ditë me radhë thotë se uji i pijshëm në Tetovë, mban erë apo shije të çuditshme, si ajo e gazit apo kimikateve.

Nga ISHP thonë se uji këto ditë “nuk ka erë, por shije jo të zakonshme”, për këtë  po bëhen analiza shtesë të detajuara nga Instituti për Shëndet Publik në Shkup, të cilat pritet që nesër të dalin me rezultate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button