Pacolli: Haradinaj vlerëson se Zaev ka bërë kthesë të madhe në respektimin e dallimeve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ka përcjellë edhe vlerësimet e kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj. Siç është shprehur Pacolli, Haradinaj vlerëson se Zaev ka bërë kthesë të madhe në raport të respektimit të dallimeve në Maqedoni, njofton Portalb.mk

“Ramush Hardinaj ju ka uruar për postin dhe gjithashtu vlerëson se ju si kryeministër keni zhvilluar një shoqëri për të gjithë. Zaev ka treguar se si respektohen njerëzit pavarësish dallimeve dhe ka bërë kthesë të madhe në raportin dhe respektimin ndërqytetarë në Maqedoni”, tha Pacolli gjatë takimit me Zaev, shkruan në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Takimi Zaev-Pacolli vjen si vazhdë e vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bexhet Pacolli. Kjo vizitë e Pacollit është e para në Maqedoni që pas formimit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë.

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button