MASH e nënshkroi deklaratën për themelimin e Institutit për Teknologji të Qëndrueshme

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur zyrtarisht ta përkrah iniciativën për themelimin e Institutit Ndërkombëtar të Evropës Juglindore për Teknologji të Qëndrueshme me mision “Shkencë për paqe”, institut i cili do të punojnë sipas modelit “CERN”, njofton Portalb.mk.

“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renada Deskoska, sot në Gjenevë e ka nënshkruajtur deklaratën për themelimin e këtij instituti, ky projekt është i vetëm i këtij lloji në rajon dhe ka marrë mbështetje nga OKB, UNESCO dhe CERN”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas ministres Deskoska, qëllimi kryesor i projektit është që të promovohet bashkëpunimi mes shkencës, teknologjisë dhe industrisë, gjegjësisht të jetë platformë për të gjithë personat e rinj të talentuar dhe edukuar dhe inxhinierëve në bazë të transferimit të diturive dhe teknologjive nga qendrat evropiane dhe laboratorët, ndërkaq projekti do të mundësojë edhe punësimin e shkencëtarëve dhe ekspertëve nga vendet që janë të përfshira në të.

“Me vendet nënshkruese do të ketë bashkëpunim, transferim të diturive, promovim, përforcim të inovacioneve, këmbim të informatave, resurseve njerëzore dhe trajnimeve. Koncepti konkret ideor për këtë Institut tanimë është punuar dhe nënkupton ndërtimin e sinkrotonit (lloj i qarkut përshpejtues) i cili do të mundësojë hulumtim nga fushat e ndryshme siç është biologjia, biomedicina, kimia, farmakologjia, ekologjia, gjeologjia dhe inxhinieria, me aplikim të gjerë në industri të ndryshme”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button