Dehari dhe këshilltarët në Komunën e Kërçovës i morën vendimet

Komisioni Komunal Zgjedhor sot ia dha vendimin kryetarit të sapozgjedhur në Komunën e Kërçovës Fatmir Dehari.

Ky është mandati i dytë i Deharit i cili e mori besimin e shumicës së qytetarëve të udhëheqë me këtë vetëqeverisje lokale edhe në katër vitet e ardhshme.

Pas marrjes së vendimit nga ana e kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor Antigona Sederi, kryetari i porsazgjedhur Fatmir Dehari tha se punon dhe do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjioze.

Vendime morën edhe 23 këshilltarët në Këshillin e Komunës së Kërçovës. Në këshillin e komunës nëntë këshilltarë mori BDI, gjashtë VMRO-DPMNE, katër LSDM, tre Aleanca për Shqiptarët dhe një Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button