Basha: Narkopolitikanët janë të paprekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas votimit në Kuvend të mospranimit të kërkesës së prokurorisë për t’i dhënë leje për të arrestuar Saimir Tahirin, theksoi se “treguesi më i mirë që krimi ka zaptuar Shqipërinë është puna e këtij Kuvendi”, njofton Top Channel.

“Që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, është rasti i vetëm në historinë e botës që është marrë më shumë me punët e kriminelëve sesa me ekonominë apo shëndetësinë”, deklaroi Basha nga foltorja e Kuvendit.

“Kjo është hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të një deputeti. U është hequr imuniteti të majtëve e të djathtëve, për akuza të rënda, të lehta dhe qesharake. Por, arsyeja për këtë qëndrim të Kuvendit është e thjeshtë: sot, ky Kuvend është kthyer në vulën e narko-shtetit “Rama-Tahiri”. Narkopolitikanët janë të paprekshëm”, shtoi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button