Një shtetas bullgar është munduar t’i falsifikojë kartelat pagesore të Maqedonisë

Dega për hetime në Internet dhe pagesë elektronike në Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar padi penale për furnizimin e mjeteve për falsifikimin dhe përpunimin e kartelave pagesore, kundër një shtetasi bullgar, që sipas informatave të policisë ka vendosur pajisje “skrimer” në bankomatë nëpër tërë Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

J.J.I. (29) nga Republika e Bullgarisë, në periudhën prej 12.02 deri më 24.02.2016, në mënyrë të paligjshme kanë porositur mjete për inçizimin e të dhënave bankare dhe të dhënave bankare nga kartelat e vërteta pagesore për bartësit e atyre kartelave. Ai, katër herë ka vendosur pajisje ilegale për kopjimin e të dhënave nga kartelat pagesore (pajisje skrimer) në bankomate të bankave vendore në disa qytete të Republikës së Maqedonisë me qëllim që t’i marrin të dhënat bankare nga kartelat pagesore të shtetasve të Maqedonisë dhe pronarëve të atyre kartelave. Deri më tani, asnjë bankë nuk a paraqitur dëm”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button