Një shkollë në Stamboll evakuohet për shkak të zjarrit në një fabrikë të tekstilit

Një shkollë në Stamboll sot u evakua për shkak të zjarrit në një fabrikë tekstili, ndërsa në rajon ende po ngrihet tym i dendur, njoftuan mediat lokale.

Zjarri në fabrikë ka filluar në katin e fundit të ndërtesës, ku gjendet depoja e fabrikës. Zjarri shpejt ka përfshirë një pjesë të objektit.

Shkolla, e cila gjendet përballë fabrikës, u evakua me urdhër të autoriteteve lokale.

Edhe pse investohen përpjekje të mëdha për shuarjen e zjarrit, ai ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka informata për viktima ose persona të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button