Sela: Bashkimi me Lëvizjen Besa afatgjatë, për gjuhën shqipe do të kishim qëndruar në Qeveri edhe me PDSH

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për kryetar të Strugës, Ziadin Sela së bashku me liderin e Lëvizjes Besa dhe kandidatin për kryetar të Tetovës, Bilall Kasamin ishin sot në UEJL në Tetovë në takim me profesorë, njofton Portalb.mk.

“Kam ardhur të jap përkrahjen për kandidatin e Tetovës, Bilall Kasami. Është ky koalicion i fitores në gjitha komunat.” tha Sela.

“Bashkëpunim i kërkuar nga populli dhe për popullin, i pritur gjatë kohë dhe në kohë të duhur. Do të jep rezultate për ndryshim dhe fitore për ta larguar këtë të keqe edhe në pushtetin qendror dhe lokal.“ tha Kasami.

A ka dalë nga Qeveria dhe a do të kishte qëndruar ai në një Qeveri me Menduh Thaçin?
“Bëhet propagandë dhe spekulime nga Bashkimi Demokratik për Integrim që të krijojnë huti te votuesit. Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë pjese e qeverisë. Deri sa të bëhet shqipja gjuhë zyrtare, deri sa të plotësohet ky premtim elektoral as që dua të dëgjoj për tema të tilla. Për ligjin e gjuhës shqipe ia vlen të rezistoj, të qëndrohet në Qeveri, do ta shqyrtojmë mundësinë edhe me PDSH-në, do të shohim” tha Sela, njofton Portalb.mk.

Bashkëpunimi do të zgjasë edhe pas zgjedhjeve lokale
Sela tha se ky është fillimi i një bashkëpunimi më afatgjatë dhe jo vetëm për zgjedhjet lokale.

“Të mos keni asnjë dilemë. Ky është fillimi i lokacionit për zgjedhjet parlamentare dhe realisht BDI ka pse të ketë frikë dhe pse janë të shqetësuar, ka pse sillen si pa kokë. Shumë shpejtë, kurdo që të jenë zgjedhjet parlamentare ata do t’i shohim në opozitë” tha Sela.

“Institucionet e shtetit do të merren me dyshimet për financat e partisë BESA, sepse dyshime mund të ketë” u përgjigj ai sa i përket qëndrimeve të tij paraprake në lidhje me financimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button