Drejtori i Aviacionit Civil, Jandreoski: Do të ketë linja të reja fluturuese nga Shkupi

Drejtori i Agjencisë për Aviacion Civil në një intervistë për MIA-n theksoi se në fund të muajit do të hyjë në fuqi  orari i aprovuar i fluturimit nga ana e Agjencisë që do të vlejë deri më 24 mars të vitit 2018, si dhe, siç tha, do të do të ketë rritje të destinacioneve fluturuese, edhe pse nuk ka rritje drastike.

Ja intervista e tij e bërë nga MIA:

Si trup rregullator si e vlerësoni gjendjen në trafikun ajror në Maqedoni dhe çfarë janë tendencat nga aspekti i numrit të fluturimeve dhe të ardhurave të AAC, duke marrë parasysh se në raportin për punë të AAC për vitin 2016 kishte ulje?

Në raportin për punë të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2016 kishte rënie prej tetë për qind, edhe pse parashikimet ishin se do të ketë rritje prej shtatë për qind. Kjo ka të bëjë në krizën e rajonit të Turqisë, Sirisë edhe atë drejtpërdrejt ndikoi në anën financiare të punës së Agjencisë dhe të kontrollit të fluturimeve, gjegjësisht të navigacionit të Maqedonisë. Kjo del nga ngjarjet globale që kanë ndodhur në botë vitin e kaluar, por nga ana tjetër sivjet po përballemi me fluturime shtesë nga ato që i kemi planifikuar për shkak të a.q. mundësi të hapura për fluturim, ku kompanitë ajrore dhe pilotët kanë mundësi për përdorim të lirë të qiellit gjatë fluturimeve veçanërisht në orët e natës. Kjo na mundëson të kemi të ardhura më të mëdha si Agjenci, ashtu edhe kontrollit të fluturimit.

Sivjet në një ditë kishte 930 fluturime që është rekord nga anëtarësia e RM-së në Eurokontroll. Me atë që numri i fluturimeve është rritur  edhe në përqindje edhe të ardhurat janë rritur. Ende është herët t’u jap numra të sakta për në fund të vitit sepse është diçka që është në kontinuitet.

Dje në seancën e Qeverisë njëra nga pikat ishte pikërisht aviacioni dhe u tregua se synohet ndaj tendencës së ruajtjes së këtyre trendeve. Deri në shtator në të dy aeroportet në Maqedoni janë shërbyer 1.546 705  udhëtarë, ndërsa në gusht është regjistruar numër rekord prej mbi 930 fluturime në ditë. Pas numrit prej 1,5 milionë udhëtarë vitin e kaluar pres sivjet në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit të afrohemi deri në dy milionë. Javën e kaluar derisa ishte Samiti 100 në Shkup ministri malazez i Tranportit dhe Autoritete nga Mali i Zi ka shfaqur interes të bisedohet si është përvoja të cilën RM e ka pasur lidhur me procesuimin e aeroporteve, ashtu që është e dukshme se dikush dëshiron të mësojë diçka prej nesh.

A ka interes për aviokompani të reja për hyrje në tregun e Maqedonisë dhe kërkesë konkrete për leje nga shoqëria e saporegjistruar për transportim të udhëtarëve dhe mallrave në qarkullimin ajror?

Në përgjithësi ka  interes. Vijnë kompani që paraqesin interes, por krahas asaj që duhet të mbahet mbledhje pune, në të cilën duhet të informohem cilat janë rregullat e lojës në hapësirën ajrore për regjistrime të aeroplanëve në RM, ekzistojnë edhe dispozita ligjore që duhet të respektohen. Paradokohe është regjistruar një shoqëri e re, për transportim të udhëtarëve dhe mallrave. Firma erdhi në mbledhje të parë pune, megjithatë akoma nuk janë parashtruar dokumente zyrtare, sipas asaj që e kërkon ligji dhe siç ,është e caktuar konform rregullativave evropiane. Agjencia u qëndron në dispozicion të gjitha subjekteve të interesuara për hapje të kompanisë ajrore, këtu jemi t’i ndajmë përvojat tona, të ndajmë informacione, kapacitete të aeroporteve, kapacitete të Agjencisë etj.

Deri ku janë aktivitetet për rregullativën e re që e keni paralajmëruar për menaxhim me fluturake pa pilot, sa shfrytëzohen në Maqedoni, cila është procedura dhe a është e mbrojtur privatësia e qytetarëve?

Kjo është diçka që është shumë me rëndësi edhe në pjesën e privatësisë. Agjencia ndodhet nën çështje të vazhdueshme, kërkesa për takime nga persona individualë, nga kompani, nga shfrytëzues profesionistë të fluturakeve pa pilot. Dekreti ndodhet në procedurë kuvendore. Shpresoj se shumë shpejt do të hyjë në fuqi.

Ka raste në të cilat paraqitet shkelje e privatësisë nga fluturakja pa pilot. Kam pasur një rast vitin e kaluar nga lagjja Bardovci. Kishte bisedë me mua, por edhe Agjencia është e kufizuar në një pjesë të funksionaliteteve të saj nga shkaku që akoma nuk është aprovuar rregullativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button