OEMVP: Projeksioni për rritje prej 1,5 për qind nuk mund të arihet

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veripërëndimore (OEMVP) konsideron se sivjet do ta rrumbullaksojmë me maksimum 0,7 për qind rritje ekonomike, kundrejt vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore për rritje prej 1,5 për qind.

“Do të jemi tejet të kënaqur nëse Maqedonia e rrumbullakson vitin me rritje ekonomike prej 0,5 deri 0,7 për qind. Konsiderojmë se projeksionet prej 1,5 për qind të Bankës Botërore apo 2,5 për qind të Qeverisë assesi nuk mund të arrihen. Në tremujorin e parë rritja ishte zero, në të dytin -1,8 për qind. Që të arrihet rritje prej 2,5 për qind duhet të dy tremujoret të jenë pesë për qind, që nuk ka logjikë”, thotë drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Drilon Iseni në bisedë për MIA-n.

Iseni dhe drejtori operativ i Odës, Milaim Ameti porosisin, shteti në vend që t’u japë kompanive subvencione për pagën minimale, të mendojë për mbështetje për vendosjen e teknologjive të reja dhe nou-hau që do t’i bëjë financiarisht më të fuqishme dhe konkurruese, ndërsa trajtimi i njëjtë i investuesve të huaj të dhe vendor të mos jetë vetëm në lidhje me lehtësimet tatimore dhe subvencionet, por edhe në pjesën e infrastrukturës.

OEMVP mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet ta lërë anash mitin për fuqi të lirë pune, që sa më shpejt ta zbatojë regjistrimin e popullatës dhe  të drejtohet fillimisht ndaj uljes së importit para se ta përforcojë eksportin.

kyçe për biznesin, sipas Isenit, edhe më tej janë qasja më e lehtë deri te financat, zhvillimi i barabartë rajonal, sundimi i të drejtës dhe zbatimi joselektiv i ligjeve.

“Anëtaret tona nuk kanë kurrfarë problemi lidhur me zbatimin e Ligjit për pagë minimale sepse pagat që ua japim të punësuarve dukshëm janë më të larta. Ne jemi përkrahës madje edhe të mbështetet edhe pagën mesatare, të ngritet standardi. Nëse subvencionimi i firmave për sigurimin të pagës minimale është mënyra më e mirë, nuk e dimë. Është e mirë të mendohet nëse subvencionet për firmat janë zgjidhja më e mirë, apo ndoshta duhet të shkohet me mbështetje për vendosjen e teknologjive të reja, makina dhe nou-hau, që do të kontribuonte kompanitë  të bëhen financiarisht më të forta, vetë ta mbajnë barrën dhe të jenë më konkurruese”, theksojnë Iseni dhe Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button