BE-ja e shpalli konkursin e 15-të për çmimin “Zhan Mone në temë “BE për ty?”

Delegacioni i Bashkimit Evropian e shpalli konkursin e 15-të për çmimin “Zhan Mone” për arritjet më të mira në mbulimin e temave lidhur me temën “BE për ty?”.

Çmimi “Zhan Mone” do të ndahet në tre kategori garuese: shkrimi më i mirë i publikuar i gazetarit (për storje të publikuara në mediat e shtypit ose në internet), fotografi profesionale (për fotografi të publikuar në mediat e shtypit ose në internet) dhe fotografi amatore.

Krijimet, të cilat do të marrin pjesë për storjen më të mirë të gazetarëve duhet të jenë storje autoriale në temën “BE për ty?”, të publikuara në gazetat nacionale, revistat dhe në ueb faqe.

Storjet duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim: Të kenë të bëjnë me temën “BE për ty?”, të jetë e publikuar në periudhën midis 20 nëntorit të vitit 2016 dhe 19 nëntorit të vitit 2017, të jetë e nënshkruar me emrin e vërtetë të autorit, autori të është shtetas i Maqedonisë.

Kopje nga storjet e gazetarëve në PDF format digjital, së bashku me deklaratën në formë të shkruar, të nënshkruar nga autori, me të cilën garanton se ai/ajo është autor i storjes, duhjet të dërgohen në këtë adresë elektronike [email protected]. më së voni deri më 20 nëntor në orën 18:00. Secili nga të paraqiturit do të marrë konfirmim për pranim përmes postës elektronike nga ane BE Info qendrës.

Çmimi në këtë kategori është një statujë, diplomë dhe çmim në para prej 1.000 euro.

Konkursi për fotografinë më të mirë të reporterëve është i hapur për të gjithë fotoreporterët dhe fotografët profesionistë nga vendi, të cilët mund të paraqesin deri në tre fotografi në temën “BE për ty?”.

Fotografitë duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim: Të kenë të bëjnë me temën “BE për ty?”, fotografia të jetë e publikuar në periudhën midis 20 nëntorit të vitit 2016 dhe 19 nëntorit të vitit 2017, të mos jenë të shfrytëzuara për qëllime komerciale, autori të është shtetas i Maqedonisë.

Kopje nga fotografi/fotografitë në format dixhital (madhësia e secilës fotografi duhet të jetë 3-5 MB), së bashku me deklaratën në formë të shkruar, të nënshkruar nga autori, me të cilën garanton se ai/ajo është autor i storjes, duhet të dërgohen në këtë adresë elektronike [email protected]. më së voni deri më 20 nëntor në orën 18:00. Secili nga të paraqiturit do të marrë konfirmim për pranim përmes postës elektronike nga ana e BE Info qendrës.

Çmimi në këtë kategori është një statujë, diplomë dhe çmim në para prej 1.000 euro.

Konkursi për fotografinë më të mirë amatore është i hapur për të gjithë fotografët amatorë nga vendi të cilët mund të dorëzojnë një fotografi në temë “Të drejtat e njeriut”. Fotografitë të cilat garojnë në këtë kategori mund, por nuk duhet, të jenë të publikuara paraprakisht.

Fotografitë duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim: tema e fotografisë të jetë për të drejtat e njeriut, fotografia të mos jetë e shfrytëzuar për qëllime komerciale, autori të jetë shtetas i Maqedonisë.

Kandidatët për këtë kategori duhet t’i dërgojnë paraqitjet e tyre në këtë adresë elektronike [email protected]. më së voni deri më 20 nëntor deri në orën 18:00.

Secili kandidat mund të dërgojë nga një fotografi (madhësia e secilës fotografi duhet të jetë 3-5 MB),si dhe të garantojë se ai/ajo është autor i fotografisë me dërgimin e deklaratës në formë të shkruar në adresën e njëjtë elektronike. Secili nga të paraqiturit do të marrë konfirmim për pranim përmes postës elektronike nga ane BE Info qendrës.

Çmimi në këtë kategori është diplomë dhe çmim në para prej 500 euro.

Juria do të përbëhet nga shatë anëtarë, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së, Sekretariati për çështje evropiane, fituesi i vitit të kaluar në kuadër të kategorisë për fotografi më të mirë të reporterëve, fituesi i vitit të kaluar në kuadër të kategorisë për storjen më të mirë të gazetarëve, një përfaqësues i shoqatës së gazetarëve, një përfaqësues i BE info qendrës si dhe kryetar nderi i jurisë.

Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 14 dhjetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button