Për një ditë humanistët siguruan 16.000 shujta për të varfërit

Pesë ton ushqim ose më shumë se 16.000 shujta për qytetarët e kategorive sociale u mblodhën në një aksion njëditor “Ushqe 1.000”, njofton Portalb.mk.

Në aksionin që u mbajt me rastin e Ditës botërore të varfërisë, 17 tetorit, u kyçen më shumë se 1.000 qytetarë dhe 16 kompani. Qëllimi ishte që të ngrihet vetëdija shoqërore që t’ju dhurohet ushqim personave që kanë nevojë.

Përveç shoqatës “Ushqe 1.000” mori pjesë edhe iniciativa qytetare “Lëviz me gisht”, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, organizata “Ajde Makedonija”, shoqata qytetare për ndihmë të fëmijëve të pastrehë  “Lubeznost” dhe shoqata “Adra”.

Ushqime të konservuara janë mbledhur në pesë tenda në qendër të Shkupit. Aksioni u bë me veprim të madh të qytetarëve, bashkësive të biznesit dhe 16 kompanive në Shkup.

“Me këtë konfirmohet nevoja për organizim më të shpeshtë të veprimeve të tilla, sepse qytetarët e kategorive sociale çdo ditë përballen me mungesë të ushqimit”, thonë organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button