fbpx

Cvetanov: Vendimi për pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është politik

Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen më nuk varet nga lloj lloj kriteresh ose ekspertizash, por ky tani është vendim i pastër politik, deklaroi kryetari i Komisionit për punë të brendshme në Parlamentin bullgar, Cvetan Cvetanov.

Sipas tij, Bullgaria dhe Rumania i kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe kërkesat që u janë vendosur si kusht për anëtarësim në Zonën Shengen, por edhe krahas kësaj, ata ende nuk janë pranuar në hapësirën e përbashkët evropiane.

“Kjo dëshmon se vendimi për pranim më nuk varet nga ekspertiza, por nga politika”, deklaroi Cvetanov, i cili është nënkryetar i partisë në pushtet Qytetarë për Zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB) të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Cvetanov në fjalimin në konferencën kushtuar krizës së refugjatëve dhe proceseve emigruese, vlerësoi se sipas rekomandimeve të ekspertëve, Bullgaria është tërësisht e gatshme t’i bashkangjitet Zonës Shengen.

“Bullgaria dhe Rumania kanë rezultate madje edhe më të mira se disa vende-anëtare të Grupit Shengen”, deklaroi Cvetanov, duke shtuar se vendimi i Brukselit që ende të mos lejohet anëtarësim të dy vendeve në Zonën Shengen është i padrejtë.

Sipas tij, Bullgaria do të vazdojë t’i plotësojë obligimet e veta dhe do të bashkëpunojë me partnerët evropianë për shkak se e kupton përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button