Maqedoni, ndërmarrjet publike kërkojnë shtrenjtimin e ujit të pijshëm

Tridhjetë ndërmarrje publike nga të Maqedonia presin nga Komisioni Rregullator t’u tregojë se cili është çmimi minimal dhe cili është maksimal me të cilën qytetarët do të duhet ta paguajnë ujin për pije. Kërkesat e ndërmarrjeve publike me çmimet e propozuara tanimë janë dorëzuar. Dje ka mbaruar afati në të cilin palët e përfshira kanë mundur të dorëzojnë ankesa, por deri në afatin e fundit askush nuk ka dorëzuar asnjë ankesë, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Deri në mesin e nëntorit rregullatorët do të deklarohen, ndërkaq fjalën përfundimtare do ta kenë këshillat komunal, të cilët çmimet do të duhet t’i konfirmojnë deri në fund të vitit. Çmimet e reja do të jenë në vitin e ardhshëm. Çmimet për një metër kub ujë për pije, nëpër tërë shtetin lëvizin prej 11 deri në 55 denarë. Televizioni “24 Vesti” ka analizuar se çmimin më shtrenjtë për ujë për pije e paguajnë banorët e Koçanit, ndërkaq më të lirin ata të Vrapçishtit.

Një pjesë e ndërmarrjeve publike në vend kërkojnë çmime më të larta për ujë për pije, ndërkaq nga viti i ardhshëm, thuajse të gjithë, edhe në dy vitet e ardhshme, duhet të ketë shtrenjtim shtesë të ujit,.

Në Vrapçishte, Dibër, Bosillovë, Tetovë, Bervenicë kërkohet çmim prej 11 deri 8 denar për metër kub. Në Shkup, Zhelinë, Kavadar, Gostivar, Dollnen,Kërçovë, Negotinë çmimi sillet prej 20 deri 28 denarë. Në Lagjen Ilinden, në Manastir, Resnjë, Radovish, Prilep, Vinicë, Strugë, Kumanovë e Berovë propozohen çmime 30 deri 39 për metër kub. Shtipi, Strumica, Ohri, Shën Nikolla dhe Velesi nga 40 deri 45 denar, ndërsa më shtrenjti Kocani me 55 denar për metër kub.

Ja si është tani çmimi për ujin e pijshëm në vendet e Maqedonisë:

  • Vrapçisht: 11.50 denarë
  • Dibër 13.83 denarë
  • Bosillovë: 15.67 denarë
  • Tetovë: 17.54 denarë
  • Bërvenicë: 17.88 denarë
  • Gjevgjeli: 20.07 denarë
  • Shkup: 21.50 denarë
  • Zhelinë: 23.20 denarë
  • Kërçovë: 26.51 denarë
  • Negotinë: 27.75 denarë
  • Ilinden: 32. 33 denarë
  • Manastir: 32.63 denarë
  • Resnjë: 34.70 denarë
  • Radovish: 35.92 denarë
  • Prilep: 36.02 denarë
  • Vinicë: 36.47 denarë
  • Strugë: 37. 67 denarë
  • Kumanovë: 37.81 denarë
  • Berovë: 39.86 denarë
  • Probishtip: 40.00 denarë
  • Strumicë: 40.76 denarë
  • Ohër: 42.36 denarë
  • Sveti Nikole: 41.56 denarë
  • Veles: 44.35 denarë
  • Koçani: 55.49 denarë

Përveç shtrenjtimit të ujit për pije, çmime të reja kërkohen edhe për mbledhjen dhe asgjësimin e ujërave të zeza urbane, por edhe për pastrimin e ujërave të zeza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button