“Marrëveshje e re për Maqedoninë” në afërsi të Parisit?

Partitë politike e pranojnë idenë e eurodeputetëve për takim të përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës së Maqedonisë në shtëpinë e Zhan Mone, në afërsi të Parisit, shkruan Mkd.mk, njofton Portalb.mk.

Raportuesi për Maqedoninë në Kuvendin Evropian, Ivo Vajgëll në intervistë për emisionin 360 shkallë deklaroi se ideja e tij veçse është pranuar gjatë kohës kur ishte në vizitën e tij të fundit në Maqedoni, së bashku me kolegët Fllekenshtajn dhe Kukan, menjëherë pas formimit të qeverisë së re. Ky propozim gjithashtu u përkrah edhe nga eurokomisari Johanes Han.

Burimet partiake thonë se pajtohen që të ketë një takim të tillë, larg syve të opinionit, ku, sipas asaj që thuhet nga ana e eurodeputetëve, do të merrnin pjesë përfaqësues të partive, ku mes tyre të ftohen edhe liderët partiak.

“Takimi do të ishte sipas modelit të Përzhinos, në të duhet të bisedohet për përafrimin e qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës kryesisht në lidhje me reformat që janë të domosdoshme për avancimin e proceseve eurointegruese”, thonë nga burime partiake.

Ideja e parë ishte që ky takim të organizohej pas zgjedhjeve lokale, por sipas bashkëbiseduesve, zgjedhjet mundet që pak ta komplikojnë situatën.

Përafrimi i qëndrimeve dhe ndërtimi i marrëdhënieve “normale” mes pushtetit dhe opozitës, sipas planit, duhet të fillojë nga dy pikat e nisjes, nga problemi i armiqësisë dhe verbalitetit të tepruar, por edhe ndeshjet e tjera janë të dëmshme për krijimin e klimës normale, si dhe nevoja për përkrahjen e ndryshimeve sistematike nëpër institucione, a jo vetëm kuadrike.

Ndryshe, Vajgëll paralajmëroi një varg takimesh që do të organizoheshin në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm dhe në to, siç tha, do të diskutonin për tema ku ekzistojnë dallime.

“Jemi marrë vesh se do të ofrojmë mekanizëm, një takim të mbajtur nga Parlamenti evropian, është procesi i “Zhan Mone”. Bëhet fjalë për mënyrën provuese që të ftohen liderët e të gjitha partive politike në shtëpinë e Zhan Mone afër Parisit dhe në debat të hapur, pa praninë e kamerave, në kontakt të drejtpërdrejtë  të bëhen përpjekje për t’u gjendur gjuhë të përbashkët, jo zgjidhje sepse ajo është punë e Kuvendit, por gjuhë të përbashkët që të ketë qasje më të përafërt për temat e rëna dakord”, tha Vajgëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button