fbpx

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Maqedonia do të shikojë edhe interesin e Serbisë (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët me homologun e tij kosovar, Bexhet Pacolli sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, tha se qëndrimi i Maqedonisë është se kjo çështje ka vëmendje të madhe nga Maqedonia dhe cili do që të jetë vendimi ai do të jetë në ineteres të bashkëqytetarëve tanë, interesave të Maqedonisë dhe Serbisë, raporton Portalb.mk.

“Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të madhe, pasi bëhet fjalë për çështje që ndan dy fqinjët tanë, që duam të jemi në të njëjtën anë. Ne nuk do të luajmë rol kyç në atë proces dhe pasi të vjen në rend dite do ta kemi parasysh interesin e miqve tanë nga Kosova, ndoshta edhe mund të ketë ndonjë marrëveshje paraprake për këtë çështje, do të shohim se çfarë do të ndodh, do ta kemi parasysh edhe interesin e miqve tanë nga Serbia dhe do të sjellim vendim konform interesave të Maqedonisë që përfshin edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë që janë pjesëtarë të bashkësisë shqiptare”, tha Dimitrov.

Sa i përket çështjes së antëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ministri i Jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli tha se ne do të sillemi me Maqedoninë ashtu si u sjell ajo me ne deri më sot.

“Çdo herë që do të jetë nevoja ne do të jemi aty, Kosova ka interes të madh që të integrohet me Maqedoninë për aspiratat e saja evropiane. Unë edhe në takimin tim në Bruksel, në takim me eurokomersarin Johanes Hanes dhe Ferderika Mogerinin kam shprehur zhgënjimin për pozitën e Kosovës. Kjo çështje është se ta mbështesim Maqedoninë në nismat e saja sepse ajo tashmë ka rrugëtim të gjatë në këtë fushë, dhe aty ku mundemi do të ngrisim zërin për Maqedoninë ashtu si Maqedonia e ka bërë deri vonë për Kosovën”, tha Pacolli.

Ndryshe, qëndrimi i Maqedonisë sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në UNECO pati hovin e saj në muajin shtator, kur u tha se Maqedonia do të votojë pro Kosovës. Këtij qëndrimi “pro” i doli kundër diplomacia serbe të cilët në vazhdimësi deklaruan se Maqedonia duhet ta respektojë marrëveshjen me Serbinë dhe të votojë përmbajtur për hyrje të Kosovës në UNESCO pa dallim se a do të votohet këtë vit apo vitin e ardhshëm.

“E dëgjova se çfarë tha. U shpreh se me shumë gjasë këtë viti ajo nuk do të jetë temë dhe se do të shohim vitin tjetër. Unë nuk do të hyja në spekulime se a do të jetë këtë vit kjo temë diskutimi apo jo, me rëndësi është që ne të gjithë të përmbahemi në marrëveshjet e tona. Si gjatë këtij viti, po ashtu edhe vitin e ardhshëm. Në të gjitha rrethanat ne do të vazhdojmë me atë dialog. Unë besoj në partnerët tanë rajonal se do ta mbajnë fjalën”, tha kryeministrja e Serbisë në samitin e kryeministrave të Ballkanit në Durrës, Ana Bërnabiq.

Por, në tetor autoritetet e Kosovës kumtuan se kanë hequr dorë nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UNESKO dhe Interpol. Sipas MPJ së Kosovës, që udhëhiqet nga Behxhet Pacolli, mosdorëzimi është bërë pas koordinimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Sipas tyre, “shtyrja pragmatike e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol dhe UNESCO është e mbështetur në koordinimin e plotë dhe të ngushtë me SHBA-të dhe vendet e tjera të Kuintit”.

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button