Zhirona e shpalli Felipen e Gjashtë për “persona non grata”

Mbreti spanjoll Felipe i Gjashtë është shpallur për persona non grata nga Këshilli gjyqësor i qytetit katalanas Zhirona, në të cilin separatistët kanë pozicione të fuqishme.

Krahas Felipes së Gjashtë, si person të padëshiruar është shpallur edhe përfaqësuesi i Qeverisë qendrore në Katalonjë, Enrik Milo.

Këshilli gjyqësor i Zhironës me shumicë votash e ka hedhur poshtë aktivizimin e nenit 155 nga Kushtetuta e Spanjës. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoj menjëherë pas referendumit për pavarësi të Katalonjës e ka aktivizuar nenin 155, me të cilin parashikohet kufizimi i pushtetit lokal në Katalonjë.

Paraprakisht, propozimi për shpallje të mbretit spanjoll për person non grata është hedhur poshtë nga këshilli gjyqësor i Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button