Tramp “i mbuluar” me flamuj rusë (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Tramp ka përjetuar një befasi jo të këndshme në Kapitoll Hill, kur njëri nga aktivistët të grupit që kërkon revokim të presidentit, hodhi flamuj rusë mbi të, duke e quajtur “tradhtar”.

Protestuesi ka hedhur flamuj rusë në drejtim të presidentit Tramp gjatë vizitës së tij në Kapitol Hill për të provuar dhe inkurajuar unitetin e partisë midis republikanëve të Senatit.

Siç edhe mund të shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, Trump është duke ecur përmes një salle të gjatë së bashku me senatorin Miç Mekonnell.

Pastaj, ndërsa Presidenti ecën drejt vendit të takimit, disa flamuj rusë mund të shihen duke fluturuar dhe duke rënë në tokë.

“Tramp është tradhtar! Tramp është tradhtar!”, mund të dëgjohet duke bërtitur një protestuesi i identifikua më pas si Rajan Klejton nga grupi anti-Trump “Americans Take Action” (Amerika ndërmerr aksion).

Zëdhënësja e policisë së Kapitoll Hill, Eva Malecski deklaroi se Klejton (36) nga Virxhinia është arrestuar dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim për sjellje joligjore.

Klejton në korrik ka qenë mes grupit të gazetarëve në Senat, ndërsa atëherë kishte hedhur flamuj rusë mbi dhëndrrin e Trampit, Xhered Kushner.

Viti i parë i Trampit në detyrë ka qenë i përballur me shqetësimet rreth lidhjeve të fushatës së tij presidenciale me Rusinë, veçanërisht në dritën e raporteve që Rusia në mënyrë aktive kërkoi të ndërhynte në atë proces demokratik. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button