RTK-së, që akuzohet për keqpërdorime, i ndahen 1.7 milionë euro për dy muaj

Rritja e numrit të punëtorëve, tejkalimi prej 25 për qind të buxhetit për mallra dhe shërbime, mosrealizimi i investimeve kapitale dhe rritja e mëditjeve, janë evidencuar në raportin nëntëmujor të Radiotelevizionit të Kosovës, të paraqitur të martën në Komisionin për Buxhet dhe Financa, njofton Koha.net.

Gjatë kësaj mbledhjeje, me gjithë vërejtjet dhe kritikat e shumta që iu bënë këtij raporti nga anëtarët e Komisionit, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, me 5 vota për dhe 4 kundër u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave për transferim të 1.7 milionë eurove për RTK-në për periudhën 1 tetor-30 nëntor.

Të pakënaqur me raportin e sjellë nga përfaqësuesit e RTK-së, anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që të krijohet një standard tjetër i raportimit dhe të futet në sistem, gjë për të cilën u shprehën skeptikë edhe vetë ata. Dyshime të shumta u ngritën te tejkalimi i buxhetit për shërbime, duke thënë se “RTK-ja po blen programe nga punëtorët e vet”. Raporti vë në pah se është rritur numri i të punësuarve me kontratë të rregullt nga 741 në 766 veta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button