SHBA “seriozisht e zhgënjyer” nga vetoja ruse në KS të KB-së

SHBA shpreh “zhgënjim të madh” për shkak të vendimit të Rusisë që ta shfrytëzojë të drejtën e votës në Këshillin e Sigurimit të KB-së dhe me këtë ta pengojë përtëritjen e mandatit të komisionit, i cili merret me hetimin lidhur me përdorimin e armëve kimike në luftën civile në Siri.

“Jemi shumë të zhgënjyer që Rusia e ka vendosur atë mbi sirianët, të cilët janë vrarë në mënyrë kaq brutale”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Heder Naurert.

Rusia dje vendosi  veto ndaj një projekt-rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke parandaluar ripërtëritjen e mandatit të misionit, i cili e heton përdorimin e armëve kimike në Siri.

Hetimi i KB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike – e njohur si mekanizëm të përbashkët hetimor – u formua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit 15-anëtarësh i OKB-së në vitin 2015 dhe u ripërtëri në vitin 2016 për edhe një vit.

Raporti i tij i fundit duhet të prezantohet të enjten dhe mandati i misionit përfundon në mes të nëntorit.

Kina ishte e përmbajtur në votimin e sotëm, ndërsa Bolivia iu bashkua Rusinë në votim kundër. Njëmbëdhjetë vende votuan për tekstin e projekt-rezolutës që duhet të zgjasë mandatin e këtij trupi për të kontrolluar armët kimike në Siri edhe për një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button