Shojble: Greqia doli nga ankthi i krizës

Presidenti i sapozgjedhur i Bundestagut gjerman dhe ministri i deritanishëm i Financave, Volfgang Shojble mbrëmë deklaroi se Greqia ka dalë nga “ankthi i krizës” pas reformave, për të cilat pranoi se nuk do të dëshironte t’u imponoheshin gjermanëve.

“Unë vet nuk do të dëshiroja të më urdhërohet të zbatoj reforma të ngjashme në Gjermani”, deklaroi Shojble në intervistën e fundit  para braktisjes së funksionit ministër i Financave për televizionin grek Skaj.

Ai theksoi se planet për përtëritje, që i zbatoi Greqia, tani i ka mundësuar të dalë nga kriza.

“U konfirmua se, siç tregojnë numrat, situata në vitin 2017 është përmirësuar”, theksoi Shojble.

Sipas tij, Greqia do të stabilizohet pa u ndërmarrë masa të reja dhe do të kthehet në tregjet ndërkombëtare në gusht të vitit 2018, siç u parashikua.

“Për këtë shkak nuk do të vendosen lehtësime shtesë për borxhin e jashtëm”, theksoi Shojble.

Ai paralajmëroi se Greqia duhet të ketë kujdes që sërish mos të hyjë në krizë.

“Greqia duhet të ndërpres të akuzojë tjerë për problemet e saj financiare dhe të përqëndrohet në zbatimin e reformave”, tha Shojble.

Ai i bëri thirrje Athinës që ta ndërmerr përgjegjësinë për vështirësitë financiare dhe të punojë në problemin.

“Nuk ka kurrfarë kuptimi. Problemet e Greqisë, janë probleme të Greqisë”, përfundoi Shojble.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button