Interi fiton ngushtë ndaj Sampdorias, merr kreun (VIDEO)

Interi ka mposhtur 3 me 2 Sampdorian në xhiron e dhjetë të Series A, për të marrë kreun e tabelës.

Milan Skriniar realizoi i pari në minutën e 32-të, para se ylli i skuadrës Mauro Icardi të realizonte dy herë për të trefishuar epërsinë e Interit.

Në pjesën e dytë, në minutat 64 dhe 85 Kownacki dhe Quagliarella arritën të ngushtojnë rezultatin, por kjo ishte e gjitha që mysafirët arritën të bëjnë në këtë ndeshje.

Në tabelën e Series A, Interi ka 26 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Napoli që ka një takim më pak të zhvilluar.

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button