Themeluesi i Apple: “Ja pse nuk do ta marr iPhone X”

Stiv Vozniak është njeriu që 41 vjet më parë, bashkë me Stiv Xhobsin, themeluan kompaninë Apple. Eshtë njeriu që krijoi të parin kompjuter të kompanisë, njofton Bota.al. Në një intervistë të dhënë për CNBC, Vozniak ka thënë se iPhone X do të jetë i pari telefon i kompanisë, që ai nuk do ta marrë që në ditën e parë, dhe se për momentin do të mbajë iPhone 8-ën e tij. “Jam i shqetësuar për atë që më ofron. Do të rri e do të shoh një herë. Jam shumë i kënaqur me iPhone 8, i cili është njësoj me iPhone 7, i cili ishte njësoj me iPhone 6, për mua. Mendoj se në këtë rast do të shoh të tjerët si do të ecin”.

Komentet e tij janë bërë vetëm disa ditë para daljes në treg të iPhone X. Vetë kompania ka thënë se ky model do të shënojë një kthesë të fortë dhe do të hapë rrugën për të ardhmen e smartphoneve dhe teknologjinë e dhjetë viteve të ardhshme. Vozniak është shprehur skeptik për disa tipare, si për shembull identifikimi përmes fytyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button