Ermira Mehmeti: Kam fakte për vajzën e përfshirë në inskenimin e “përgjimit” të bisedës erotike (VIDEO)

Ish-deputetja maqedonase dhe juristja Ermira Mehmeti ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku foli edhe për bisedën erotike ku pretendohej se politikania fliste me zevendëskryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferri.

Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi lidhur me ngjarjen, teksa deklaron se aktorët politikë janë në pushtet.

Politikania tha se ka fakte që vërtetojnë se kush qëndron pas ngjarjes, madje shtoi se ka edhe foto të vajzës së përfshirë dhe di emrin e saj.

“Nuk pres që të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat që unë kam tregojnë se kush qëndron pas. Nuk është rastësi që ky lançim u bë në kulmin e karrierës sime. Unë kam qenë një zë që kam folur edhe kundër partisë kur kam ndjerë se po flitet kundër shqiptarëve. Por, politika nuk i do njerëzit e ndershëm. Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti. Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të fitoj një betejë vetë. Maqedonia është e kapur nga klane.

Unë isha e pafuqishme kundër mafias dhe tërheqja më bën nder. Satisfaksioni im më i madh është se shumë njerëz kanë ardhur t’më thonë se kush qëndron pas dhe kush është i përfshirë. Unë kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin por, kam vendosur të tërhiqem sepse niveli im nuk është ky. Por, kjo ngjarje flet për suksesin tim dhe dështimin e tyre. Deri më tani ai ka qenë momenti më i vështirë i jetës time. Por, jeta pa politikë është po aq e bukur”, tha Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button