Spasovski: Veprimi i grupeve kriminale e rrezikon sigurinë rajonale

Veprimi i grupeve kriminale nuk shkakton vetëm pasoja ekonomike, por ato seriozisht i rrezikojnë edhe sigurinë nacionale dhe rajonale, dhe mu për këtë arsye përkushtimi i përbashkët dhe bashkëpunimi i suksesshëm duhet të jenë prioritete të larta për vendet tona.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin në konferencën përfundimtare ministrore për projektin “Lufta kundër krimit të organizuar: Bashkëpunimi ndërkombëtar në të drejtën penale”, që po mbahet në Trieste.

Projekti u realizua në kuadër të IPA 2014, ndërsa si bartës i tij nga ana e KE-së ishte emëruar Ministria italiane e Punëve të Brendshme. Është dedikuar për policët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“Projekti kishte për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar strategjik dhe operativ, përkatësisht në mënyrë operative të mbështeten hetimet dhe ndjekjet ndërkombëtare, të avancohet këmbimi i sigurtë i informatave dhe njohurive zbuluese, të nxitet përdorimi i teknologjisë bashkëkohore për komunikim dhe mekanizmave për mbrojtje të të dhënave, të harmonizuara sipas standardeve të BE-së”, tha Spasovski.

Duke e cekur rëndësinë e pakontestueshme, por edhe realizimit të suksesshëm të këtij projekti, ministri i brendshëm theksoi se benefitet janë të dukshme në disa segmente, duke filluar nga përmirësimi i kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjit në vendet shfrytëzuese për zbatimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta tejkufitare dhe ndërkombëtare, këmbim më cilësor dhe më intensiv i informatave dhe të dhënave, dhe avancimin e përdorimit të teknikave speciale hetimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button