fbpx

Kupa e Gjermanisë, të mëdhatë nuk zhgënjejnë

Janë zhvilluar 4 ndeshjet e para të Kupës së Gjermanisë, të cilat nuk prodhuan asnjë surprizë. Të 3 skuadrat e Bundesligës nuk zhgënjyen në paraqitjen e sotme, duke arritur të marrin fitore.

Kështu Bayer Leverkusen mposhti 4-1 Unionin e Berlinit, Borusia Munchengladbah fitoi 0-1 në Dusseldorf dhe Schalke 04 mposhti Wehenin me rezultatin 1-3. Të 3 këto skuadra, por edhe Paderborni që mposhti 1-0 Bochumin, arritën të sigurojnë kualifikimin për në raundin tjetër të DFB Pokal, njofton Supersport.al.

Në mbrëmje është radhe e skuadrave të tjera si Borusia Dortmund, Mainz dhe Eintracht Frankfurt, që të zbresin në fushë dhe të sigurojnë kualifikimin përballë kundërshtarëve respektivë, që militojnë në Bundesligën e 2-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button