KSHZ vendosi: Nuk ka përsëritje të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancës e sotme ka vendosur se rezultatet e publikuara deri tash nga rrethi i parë i zgjedhjeve të mbajtura më 15 tetor të jenë përfundimtare. Ky vendim i KSHZ-së vjen pasi që në Gjykatën Administrative u parashtruan padi për ankesat e refuzuara nga KSHZ-ja, njofton Portalb.mk.

Në mbledhjen e KSHZ-së u vendos se përfundimisht nuk do të ketë përsëritje të rrethit të parë zgjedhor në asnjë komunë të Maqedonisë, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 1,517 vendvotime të 35 komunave.

Rreth të dytë të zgjedhjeve do të ketë edhe në komunat e Shkupit, në atë të Çairit, Sarajit, Shuto Orizares, Kisella Vodës, Butelit dhe Gazi Babës.

Përndryshe, sot Gjykata Administrative e pranoi një nga 28 paditë e parashtruara kundër ankimimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për votimin dhe grumbullimin e rezultateve nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

Pas ankesave të refuzuara nga KSHZ-ja, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE dorëzoi 24 padi  në  Gjykatën Administrative, dy TMRO dhe një nga “Levica” (E majta).

Më 29 tetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna.

LEXO: Ja kush me kë do të përballet në balotazh në komunat me shumicë shqiptare (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button