Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore  po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mbrëmjes për gjendjen e rrugëve.

Në vendkalimin kufitar Dellçevë, ende është në ndërprerje komunikacioni për automjete transportuese për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia. Arsye për ndërprerjen, që filloi në mëngjes, janë problemet me sistemin kompjuterik të doganës. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata.

Intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e mundur e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button