MPB: Absurde dhe të pasakta pohimet e VMRO-DPMNE-së për presione ndaj votuesve

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme janë të pasakta dhe absurde, siç thekson, pohimet e pabaza të dhëna në konferencën e sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së për gjoja ca presione dhe kanosje të paargumentuara me asgjë, gjoja edhe nga MPB-ja.

“Ministria e Punëve të Brendshme është institucion i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe funksionimi i saj, si dhe marrëdhënia profesionale ndaj punës e çdo pjesëtari të Ministrisë janë vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet për Punë të Brendshme dhe për Polici. Kualifikimet politike me të cilat zotëri Milloshoski dëshiron ta “identifikojë” policinë, Ministria e Punëve të Brendshme refuzon t’i komentojë, pavarësisht që janë të dëmshme për integritetin e çdo të punësuari në këtë institucion, për vetë institucionin dhe për procesin zgjedhor në tërësi”, qëndron në përgënjeshtrimin e MPB-së në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së.

Shtohet se kjo Ministri ka reaguar dhe ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për të gjitha denoncimet gjatë raundit të parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe se njëherësh me angazhimin e bazuar ligjor ka kontribuar për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta, të lira dhe demokratike sipas vlerësimeve të institucioneve dhe organizatave relevante vendore dhe të huaja.

Ndryshe Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së, sot tha se Republikës së Maqedonisë edhe më tej i ndodhin zgjedhje në të cilat proceset kryesore demokratike janë të rrezikuara me të cilat, siç tha, drejtpërdrejt shkaktohet ndikim në vullnetin zgjedhor të votuesve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button