Jamie Shea: Kosova në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea ka zhvilluar takime të ndara me drejtuesit e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, sipas komunikatave për media të lëshuara nga Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës, thuhet se është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, transmeton REL.

Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, sipas komunikues për media, thuhet të këtë vlerësuar lartë të arriturat e shtetit të Kosovës dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në anën tjetër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë.

Ai ka thënë se ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në BE si dhe një vend anëtar i OKB-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj bazuar në standardet më të larta dhe mbi parimin e gjithëpërfshirës, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sipas një komunikate për media ka falënderuar NATO-n për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button