Maska e fytyrës për ditët e ftohta, me vetëm dy përbërës të thjeshtë!

Ditët e ftohta shpesh shkaktojnë irritime të lëkurës, e kjo jo pa arsye. Ndryshimi i temperaturave sjell ndryshime në organizëm në tërësi, ndërsa fytyra është pjesa më e ekspozuar ndaj ambientit të jashtëm. Me apo pa yndyrë të tepërt, kujdesi për sipërfaqjen e trupit duhet të jetë akoma dhe më primar në temperatura të ulëta, shkruan Bordo.al.

Pse duhet të përdorim maska fytyre në ditë si këto? I ftohti ka tendencën të thajë lëkurën më shumë seç duhet, dhe shpesh përfundojmë me zona të irrituara, pranë hundës apo në afërsi të buzëve. Më tepër se sa aknet, janë qelizat e vdekura ato që dominojnë në fytyrë më shumë nga çdo herë tjetër. Era dhe ajri i freskët sjellin dëme të pashmangshme, e për këtë arsye lëkura ka nevojë për ushqim.

Ideale në ditë si këto është kombinimi i bananes dhe qumështit. Përveç hidratimit, kjo maskë do t’ju ndihmojë thjesht në riparimin e zonave të irrituara, pa e yndyrosur apo tharë më tej lëkurën tuaj. Kështu, në një enë të vogël shtypni me pirun një banane. Shtoni dy lugë gjelle qumësht dhe përziejini mirë, deri sa të formohet një masë në formë paste. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe mbajeni për njëzetë minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Rezultatet do t’i shihni menjëherë, nëse e përdorni të paktën dy herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button