Policia financiare hyn në QTQ, pritet epilog edhe për 30 ndërmarrje tjera

Policia financiare ka hyrë në Qendrën Tregtare të Qytetit për ta kontrolluar punën e udhëheqësisë së mëparshme, ku siç njofton POST.mk, mungojnë 1.8 milionë euro nga llogaria për rezerva. Me urdhër të drejtpërdrejtë nga Qeveria, përveç në QTQ tanimë bëhen kontrolle edhe në Ndërmarrje të tjera publike dhe shtetërore ku është vërejtur mungesë e parave. Siç publikuam deri tani, Qeveria i shqyrton raportet financiare të më shumë se 10 Ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, të cilave u janë “avulluar” para nga llogaritë e tyre. Policia financiare tashmë i kontrollon llogaritë e udhëheqësive të mëparshme dhe duhet të zbulojë se pse ato nuk përputhen me raportet e tyre financiare që ia kanë dorëzuar Qeverisë. Nga Policia financiare as konfirmojnë e as demantojnë një gjë të tillë. Nga atje nuk morëm asnjë informatë shtesë, por nga Qeveria për POST.mk, thanë se tashmë kanë kërkuar që Policisë financiare t’i lejohet hyrje në QTQ dhe në disa Ndërmarrje të tjera dhe se janë duke pritur një përgjigje prej atje.

Nga Qeveria konfirmojnë se nesër përsëri do të takohet Kolegjiumi qeveritar i cili është kompetent për hetimin e raporteve financiare të paplota të 30 kompanive shtetërore, për të cilat tashmë dyshohet se nuk kanë punuar siç duhet. Mes këtyre kompanive janë Hekurudhat e Maqedonisë, RTVM-ja, Qendra sportive-rekreative “Boris Trajkovski”, etj.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, për POST.mk, atëherë konfirmoi se inspektorët po bëjnë kontrolle që të vërtetojnë se si janë shpenzuar paratë në mbi 30 Ndërmarrje publike dhe shtetërore.

“Ne dërguam inspektorë që të bëjnë kontrolle dhe presim një muaj e gjysmë që të gjejnë se ku janë shpenzuar 1.8 milionë euro nga llogaria për rezerva të QTQ-së. Pastaj, në llogarinë përfundimtare për tremujorin e parë të këtij viti, NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ nuk e di ku i kanë 850.000 denarë. Del se një përmbarues nga Dellçeva i ka marrë gabimisht, respektivisht në vend që të përmbaron në favor të tyre, ai i ka arkëtuar vetes. Në qoftë se nuk kërkonim informatë shtesë, ato para do të mbeteshin atje. Inspektori u kthye me informacion se megjithatë përmbaruesi i ka kthyer paratë në llogarinë. Qeveria po pret më shumë se një muaj e gjysmë për informata shtesë, respektivisht 250 pikat e rendit të ditës për 30 Ndërmarrje, presin që të miratohen se pse nuk mund t’i gjejnë paratë e tyre”, deklaroi asokohe Rashkovski.

Më shumë informata lidhur me këtë janë paralajmëruar për nesër pas Kolegjiumit të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button