Juventus ka arkëtuar 42.6 milionë euro profit

 Presidenti i klubit futbollistik italian Juventus, Andrea Agnelli, ka konfirmuar të martën se klubi i tij ka arkëtuar 42.6 milionë euro profit gjatë sezonit të shkuar, duke shtuar se synimi primar i tyre këtë sezon është titulli i kampionit të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agnelli sot ka dorëzuar raportin financiar në Këshillin e Akcionarëve të Juventusit, i cili pasi e shqyrtoi e pranoi si të tillë.

“Arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve, qëllimi është që të qëndrojmë në të njëjtin nivel. Tani jemi duke u përballur me një sfidë të re, lidhur me të drejtat televizive për ligën tonë. Situata aktuale me transmetuesit italian nuk na jep siguri”, tha Agnelli.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2016 Juventus dukshëm ka rritur qarkullimin. Askush nuk ka fituar ndonjëherë gjashtë tituj të kampionit të Italisë me radhë, kështu që falënderoj të gjithë punonjësit e Juventusit”, tha ai.

Agnelli falënderoi lojtarët më me përvojë të klubit, dhe njerëzit që ishin bashkëpunëtorët e tij të parë, si dhe Massimiliano Allegrin.

“Suksesi më i bukur i mundshëm është gjithnjë ai i fundit. Qëllimi ynë është ‘skudetto’ e shtatë dhe të shkojmë më tej në Evropë. Qarkullimi pa transferime arriti në 411.5 milionë euro, me 42.6 milionë fitime”, tha Agnelli.

Sezonin e kaluar Juventus përveç titullit të kampionatit italian dhe finales së Ligës së Kampionëve, arriti në finalen e Kupës së Italisë në të cilën mundi Lazion duke marrë kurorën e dyfishtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button