Alarm i kuq në Kroaci për shkak erërave të fuqishme pranë bregut të Detit Adriatik

Kod i kuq për rrezik është shpallur në Kroaci për shkak stuhisë, të shoqëruar me erë të fuqishme në rajonin e Dalmacisë, ku mbrëmë është matur shpejtësi e erës mbi 130 kilometra në orë.

Në Split, era shkaktoi probleme në komunikacion, pasi degë të thyera ranë në rrugë, u përmbysën edhe kontejnerë për mbeturina, ndërsa era rrëzoi edhe një shtyllë për ndriçim rrugor. Një dru i cili u çrrënjos nga era, u rrëzua mbi dy automobila të parkuar, transmeton MIA.

Meteorologët paralajmërojnë se stuhia do të vazhdojë edhe sot, ndërsa dobësim i erës pritet nesër pasdite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button