Tetovë, ISHP: Nuk është i ndaluar përdorimi i ujit të pijshëm, por nuk ua rekomandojmë

“Nuk ka erë, por shije. Po bëjmë analiza, ndërkaq sipas atyre fillestare, uji mund të shfrytëzohet, por ne nuk e rekomandojmë”, kjo është përgjigja e Institutit për Shëndet Publik të Tetovës, në një deklaratë për Portalb.mk, në lidhje me denoncimin e “Eco Guerilla-s” se “ditët e fundit uji i pijshëm në Tetovë mban erë të çuditshme si ajo e pesticideve kimike”, njofton Portalb.mk.

“Ka shije të re, nuk ka erë. Prej dje jemi të njoftuar dhe i kemi bërë analizat fillestare. Sipas tyre, uji i pijshëm në Tetovë është në korniza të normales. Nesër do t’i publikojmë rezultatet e dyta, ndërkaq Instituti për Shëndet Publik në Shkup po bën analizë të zgjeruar për rastin në fjalë. Ka shije jo të zakonshme dhe për atë nuk kemi bazë që të themi se e ndalojmë për përdorim, por nuk e rekomandojmë të përdoret derisa të dalin edhe rezultatet prej analizës së zgjeruar, të cilën presim ta marrim të enjten”, thotë për Portalb.mk, dr. Ratko Davidovski, nga Instituti për Shëndet Publik.

Siç shpjegon ai, analizën e zgjeruar bëhet për 72 orë, ndërkaq sipas të njëjtës duhet të zbulohen dhe arsyet se pse uji mban erë jo të zakonshme.

“Rezultatet e para vetëm kanë dalë sot, ndërkaq të dytat nesër shpresojmë t’i publikojmë, por 99% është në rregull”, tha dr Davidovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button