Shfaqet një video që tregon se Lionel Messi ka qenë lojtari më i mirë i vitit 2017 (VIDEO)

Sipas trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave kombëtare në botë, Cristiano Ronaldo ka qenë lojtari më i mirë në planet gjatë vitit 2017.

Superylli portugez mori 43.16 për qind të votave, Messi siguroi 19.25 për qind ndërsa Neymar vetëm 6.79 për qind, transmeton portali arbresh.info.

Fituesi nuk ishte befasi sepse Ronaldo ka qenë favorit për të fituar çmimin invidual pasi i ndihmoi Real Madridit të fitoj La Ligan dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Por, a e meritoi Ronaldo të jetë fitues?

Nëse çmimi gjykohet bazuar në suksesin e skuadrës dhe kontributin individual, atëherë mund të themi se po, Ronaldo e meritoi plotësisht çmimin e fundit. 32-vjeçari shënoi 42 gola brenda 46 ndeshjeve sezonin e kaluar, dy nga të cilët erdhën në finalen e Ligës së Kampionëve.

690-1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Megjithatë, Ronaldo nuk ka shkëlqyer gjatë muajve të parë të edicionit aktual duke arritur të gjej portën vetëm një herë brenda pesë ndeshjeve në ligë.

Nga ana tjetër, Messi, i cili përfundoi i dyti nga votat për çmimin nga FIFA, tashmë ka shënuar 11 gola në La Liga brenda nëntë paraqitjeve këtë sezon. Messi ka shkëlqyer te Barcelona sezonin e kaluar duke shënuar 54 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë një në finalen e Kupës së Mbretit.

690

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai gjithashtu prodhoi një performancë të mahnitshme në ‘El Clasicon’ e fundit në Bernabeu duke shënuar golin e fitores vonë për katalunasit. Po ashtu, Messi ia siguroi Argjentinës kualifikimin në Kampionatin Botëror në fillim të këtij muaji.

Padyshim se këtu ka edhe argumente që Messi është lojtari më impresiv, në nivelin individual, gjatë vitit 2017.

Dhe njëri nga tifozët e tij i ka shtuar edhe më shumë peshë këtij argumenti duke krijuar një video dy minutshe me disa nga momentet më impresive të argjentinasit në dhjetë muajt e fundit./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button