Shtip, 138 persona të sëmurë do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Njëqind e tridhjetë e tetë persona të sëmurë do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në shtëpitë e tyre informoi në konferencë për shtyp kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) – Shtip, Senka Andreeva.

Ajo bëri të ditur se 88 persona votuan në raundin e parë, ndërsa për raundin e dytë kanë arritur gjithsej 71 kërkesa.

“Gjatë ditës së djeshme kemi pasur takim me mjek specialist i cili i pa të gjitha kërkesat e paraqitura për njerëzit e sëmurë. Patëm paraqitje nga 71 persona, prej të cilëve 50 janë miratuar, ndërsa 20 janë refuzuar. Ashtu që me 88 njerëz nga raundi i mëparshëm dhe tani me këto 50, do të thotë kemi gjithsej 138 persona të cilët do të votojnë në shtëpitë e tyre më 28 tetor, një ditë para raundit të dytë”, tha Andreeva.

Ajo theksoi se ata kanë disa kërkesa nga anëtarët e këshillave zgjedhor që të largohen nga zbatimi i zgjedhjeve  më 29 tetor për shkak të problemeve shëndetësore, thyerje të gjymtyrëve apo paraprakisht planifikim për udhëtime jashtë vendit. Vendimet do të merren, pasi do të informohet edhe Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, anëtarët që kërkojnë largim në ditët në vijim do t’u bëhet e ditur.

Në Shtip, më 29 tetor, votohet për një kryetar komune. Të drejtë vote kanë 42.083 votues, ndërsa votohet në gjithsej 80 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button