Bilall Kasami kërkon nga organet e rendit ta hetojnë Teuta Arifin pë blerje të votave

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka akuzuar se kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, e cila është dhe kandidate e BDI-së, në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë për këtë komuna, po shpenzon buxhetin e komunës për njerëz, siç tha ai, që i kryejnë shërbime personale asaj, duke shfrytëzuar linjën buxhetore të kontratave mbi vepër, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare të qeverisjes së saj të dështuar, u evidentuan harxhime marramendëse për shpenzimet e saj dhe stafit si dhe për punësime të personave me kontratë mbi vepër, kryesisht militantë partiak dhe grupe interesi që këto shërbime ia “shpaguajnë” kryetares në ikje duke shpifur ultë për çdokënd që i zbulon dhe i shpërfaq këto fakte korruptive.  Sipas informatave tashmë të publikuara nga organizata që monitorojnë komunën, 113.6 milionë denarë janë shpenzuar për kontrata mbi vepër (1 milion e 830 mijë euro), ndërsa e pushtuar nga paniku i humbjes tashmë vijnë informata se ajo nënshkruan dhjetëra kontrata të tilla të shërbimeve mbi vepër për periudhën pesë mujore, e të cilat në fakt janë shërbime që i ofrohen vetëm asaj, e jo qytetarëve të komunës. Teuta Arifi bën shkelje të dyfishtë, jo vetëm duke keqpërdorur buxhetin komunal, por edhe duke shkelur kodin zgjedhor duke keqpërdorur mjetet e komunës, si dhe duke shfaqur tendencën që të korruptojë njerëz dhe të blejë votën”, tha Kasami.

Me këtë rast Kasami e ka pyetur publikisht Arifin se “sa u kushtoi tetovarëve nga taksat e tyre një votë për këtë kryetare të dështuar? Sidomos kur këto punësime fiktive bëhen në kundërshtim të plotë me sistematizimin e vendeve të punës dhe në kundërshtim me çdo procedurë administrative”.

Kasami u bëri thirrje organeve kompetente që të hetojnë rastet të cilat ata i përmendën, ndërkaq premtoi se nëse ai vjen në pushtet të gjithë keqpërdoruesit do t’i nxjerr përpara drejtësisë.

“Shfrytëzojmë rastin që t’iu bëjmë thirrje organeve të rendit që të hetojnë sa më parë këto keqpërdorime të cilat vazhdojnë gjatë katër viteve në Komunën e Tetovës, ndërsa kanë arritur kulmin tani në këtë periudhe të zgjedhjeve ku buxheti i komunës është duke u keqpërdorur pamëshirshëm nga kryetarja në ikje, Teuta Arifi. Po ashtu, zotohem se të gjitha këto të dhëna do të bëhen publike në ditën e parë të punës time si kryetar dhe të gjithë keqpërdoruesit do të vihen para drejtësisë”, tha Kasami..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button